VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 6 gola, Barcelona vuan ndaj Granadës! Uzuni bën protagonistin me asistit, por pritja spektakolare e Ter Shtegen “tërbon” shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 0:02

VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 6 gola, Barcelona vuan ndaj Granadës! Uzuni bën protagonistin me asistit, por pritja spektakolare e Ter Shtegen “tërbon” shqiptarin

Duel dramatik me 6 gola, Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 në shtëpi ndaj Granadës së Myrto Uzunit, në përballjen tepër emocionuese që i pati të gjitha.  

 

bandicam 2024-02-11 22-45-50-162

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë protagonist me asistin e dhuruar për golin e dytë të shënuar nga Pelistri, ndërkohë që në minutën e 82-të, një pritje spektakolare e Ter Shtegen, i mohoi golin Uzunit, i cili nuk u besoi syve nga reagimi i gardianit të Barcelonës, duke vendosur duart në kokë. Gjithashtu talenti nga Berati tentoi në pjesën e parë të shënonte një eurogol me roveshatë, por nuk mundi të koordinohej siç duhet.  

bandicam 2024-02-11 21-23-04-962

Gjithsesi një pikë shprese kjo për Granadën, që endet në ujra të turbullta. Në krahun tjetër, katalanasit iu falën dopietës së talentit Jamal dhe golit të Levandovskit, që arritën të shmangnin një disfatë të mundshme.  

RENDITJA

FT: BARCELONA-GRANADA 3-3

Jamal 14′, 81′ Levandovski 63′ / Sançez 43′, Pelistri 60′, Miquel 66′

TER SHTEGEN I MOHON GOLIN UZUNIT: VIDEO 

GOLI I TRETË I BARCELONËS I SHËNUAR NGA JAMAL: VIDEO

GOLI I TRETË I GRANADËS I SHËNUAR NGA MIQUEL: VIDEO

GOLI I LEVANDOVSKIT: VIDEO 

GOLI I PELISTRIT PAS ASISTIT TË UZUNIT: VIDEO 

RASTI I ARTË I PELISTRIT: VIDEO

GOLI I SANÇEZ: VIDEO 

UZUNI TENTON TË SHËNOJË EUROGOL ME ROVESHATË: VIDEO

GOLI I JAMAL: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:  

uzuni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"