Asani debuton me gol, Kombëtarja e Shpresave barazon me Arabinë Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2016 | 21:43

Asani debuton me gol, Kombëtarja e Shpresave barazon me Arabinë Saudite

Kombëtarja e Shpresave ka barazuar 1-1 me Arabinë Saudite në miqësoret e U-21 që zhvillohen në Turqi.

12509837_208921359452918_5840606928245718083_nJasir Asani debutoi me një gol të shënuar në minutën e 15′. Të rinjtë e Jupit nuk mundën të ruajnë rezulatin dhe 30′ minuta më pas pësuan golin e barazimit.

Ekipi kombëtar shpresa, merr pjesë në “Antalia Cup” nga data 22-30 janar. Ekipi i drejtuar nga trajneri Redi Jupi, do të zhvillojë me këtë rast, 5 ndeshje miqësore, të cilat pritet t’i shërbejnë trajnerit për të ndjekur nga afër formën e lojtarëve të veçantë dhe për të eksperimentuar mënyrën e lojës.

u21_turne_ne_turqiNë këtë turne, Shqipëria U-21, pas ndeshjes kundër Arabisë Saudite, do të luajë me Bahreinin, Azerbajxhanin, Kosovën dhe Ukrainën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"