Arabët nuk kanë të ndalur, bëjnë gati ofertën për yllin e sulmit të Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2023 | 13:35

Arabët nuk kanë të ndalur, bëjnë gati ofertën për yllin e sulmit të Atletikos

Arabia Saudite është kthyer në modë në muajt e fundit. Transferimi Kristiano Ronaldos ka shërbyer si një magnet edhe për lojtarët e tjerë. Dhe sauditëve u është hapur oreksi. Mediat spanjolle kanë raportuar se një tjetër lojtar i rëndësishëm në la Liga kërkohet me ngulm nga Arabia Saudite.

morata

Ka qenë gazeta “Marca” që ka shkruar se klubi AlTaun i ka bërë një ofertë të çmendur sulmuesit të Atletikos së Madridit. Sipas gazetës, AlTauon i kishte ofruar spanjollit 50 milionë euro neto në sezon.

Nuk dihet nëse Morata do të pranojë ofertën apo do të rinovojë kontratën me Atletikon siç pritet prej disa ditësh. Edhe disa ekipe italiane si, Roma, Milani dhe Juventusi dëshirojnë ta rikthejnë atë në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"