Andi Lila ia hedh paq, prifti i Janinës ia fal talljen në video

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2017 | 11:10

Andi Lila ia hedh paq, prifti i Janinës ia fal talljen në video

Andi Lila e kalon pa pasojë talljen që i bëri priftit grek Maksim në videon e para disa ditëve nga grumbullimi me Kombëtaren.

Pasi klubi i PAS Janinës e la të ardhmen e mesfushorit në dorë të vetë klerikut ortodoks, ky i fundit sot e ka falur lojtarin.

Lila - prifti Instagram

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar paraditen e sotme në rrjetet sociale. “Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”, shkruan 31-vjeçari në komentin që shoqëron foton ku ai shfaqet me priftin e Janinës dhe avokatin e klubit.

Lila - Prifti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"