Amarildo Belisha mbush 300 ndeshje me kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2013 | 12:36

Amarildo Belisha mbush 300 ndeshje me kuqeblutë

belisha-me-hirit-kapiteni-gjekaAmarildo Belisha do të ketë një sfidë tepër speciale, atë të së dielës në Kavajë. Mesfushori shkodran pikërisht ndaj Besës do të mbushë 300 ndeshje zyrtare në kampionat si futbollist i Vllaznisë. Me këtë shifër, ai jo vetëm që bëhet lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura me këtë skuadër, por edhe ndër lojtarët me jetëgjatë në historinë e klubit shkodran. Gjatë karrierës së tij, Belisha ka provuar të luajë për dy sezone edhe në Kavajë me Besën dhe një tjetër me Flamurtarin, megjithatë përfshi edhe këtë vit ai bën plot 14 sezone në radhët e kuqebluve. Një mesfushor shumë punëtor, i cili ka dhënë kontributin e tij maksimal për këtë skuadër. Ka arritur të fitojë me të edhe një titull kampion, një Kupë Shqipërie dhe një Superkupë. Mbase duhej të kishte pasur më shumë trofe, por edhe me kaq nuk është keq. Edhe për atë që ka luajtur plot 300 ndeshje zyrtare në kampionat me fanellën kuqeblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"