Altin Lala: Krenaria jonë, më e madhe se zhgënjimi pas eliminimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2016 | 9:57

Altin Lala: Krenaria jonë, më e madhe se zhgënjimi pas eliminimit

Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Altin Lala, mendon se krenaria për një paraqitje dinjitoze në Euro 2016 do të bëjë që të harrohet shuam shpejt zhgënjimi i një eliminimi “me laps në dorë” i Shqipërisë nga ky aktivitet.

De-Biazi-Lala-etj-ne-stolin-e-kombetares

“Zhgënjim? Jo, aspak. Krenaria ka më shumë peshë. Ne morëm pjesë për herë të parë dhe arritëm të fitonim një ndeshje. Kjo është ajo që ka më shumë vlerë. Në përgjithësi ishte gjithçka mirë”, u shpreh Lala.

Ai është i bindur se ekipi i ka merituar plotësisht nderimet që e presin në Shqipëri, duke filluar nga pasaportat diplomatike. “Kombëtarja ka dhënë një imazh të shkëlqyer për futbollin jashtë kufijve. Ndaj shteti mendonte se duhej t’i jepte diçka mbrapsht si falënderim”, u shpreh ish-kapiteni i kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"