Agolli merr hak për Kukësin, jep asist dhe eliminon Sherifin nga Liga e Kampioneve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 21:09

Agolli merr hak për Kukësin, jep asist dhe eliminon Sherifin nga Liga e Kampioneve (VIDEO)

Ansi Agolli dhe skuadra e tij Karabaku kanë siguruar kualifikimin për në fazën “play off” të Ligës së Kampioneve. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka marrë hak për Kukësin teksa ka dhënë kontributin e tij në eliminimin e kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol.

sherif karabak

Karabaku fitoi me rezultatin 1-2 në ndeshjen e kthimit të luajtur sot në Moldavi, ndërkohë që ndeshja e parë në Azerbajxhan përfundoi në barazim 0-0. Kampionët e Azerbajxhanit kaluan në avantazh në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë me anë të Ndlovu. Në minutën e 86 Agolli dha një krosim për Mishel i cili dyfishoi avantazhin. Sherifi ngushtoi rezultatin në minutën e 4-t shtesë me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Badibanga, por kjo nuk mjaftoi.

Tani aventura europiane e Sherifit do të vazhdojë në Ligën e Europës ku do të marrë pjesë në fazën “play off”. Kampionët e Moldavisë u ndeshën me kampionët e Shqipërisë, Kukësin, në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, dhe arritën të kualifikoheshin falë golit në fushë të huaj në “Elbasan Arena” teksa rezultati i përgjithshëm doli 2-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"