U-17: Bindin Shkëndija e Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2013 | 12:26

U-17: Bindin Shkëndija e Lushnja

Gola për… të tërë
SHKËNDIJA B. E TIRANËS – KASTRIOTI 5-0
GOLAT: Çomo 1′, 18′, Kratellari 15′, Xhixha 23′, Pushaj 27′
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Gjonaj, Elezi, Xhaferraj, Lamaj, Vathi (Metani 41′), Çomo, Haxhiu (Shehu 22′), Avdillari, Morina, Kratellari (Zenelak 41′), Xhixha (Pushaj 26′). Trajner: Sh.Kumbarçja
KASTRIOTI: Lika, Koka, Mërlika, B.Dollaku, L.Dollaku (Ndreu 63′), Caca (Guni 63′, Ruçi, Kullaj, Xhafa (Kani 57′), Çela (Masha 61′), Balla. Trajner: A.Koka
GJYQTARË: L.Ziu, F.Shkëmbi, A.Subashi (Tiranë)
Shkëndija B. e Tiranës ka shpërthyer ndaj Kastriotit, duke shënuar plot 5 gola në vetëm 27 minuta të pjesës së parë. Çomo dy herë dhe Kratellari, Xhixha e Pushaj nga një herë kanë qenë protagonistë të kësaj fitoreje të thellë. Ky ishte triumfi i pestë i ekipit të drejtuar nga Shpend Kumbarçe, që kryeson me 16 pikë renditjen në Grupin A të paratërinjve të Kategorisë së Parë.
Abdulla Dushku

“Poker” verdhejeshil
LUSHNJA – BYLISI 4-0
GOLAT: Zhuga 15′, Jonuzaj 60′, J.Zaimi 79′, Kaja 81′
LUSHNJA: Hasa, M.Zaimi (Kadiu 70′), Lleshi, Barolli (Zdrava 41′), J.Zaimi, Parangoni, Gorovelli, Çela, Zhuga (Kaja 55′), Jonuzaj, Kasapi. Trajner: A.Hysko BYLISI: Aliaj, Bregasi, Saliaj, U.Myrselaj, Ismailaj, Kapllanaj (Myftaraj 65′), Fejzaj, Jaupaj (Sinanaj 41′), Dervishaj, Alushaj, A.Myrselaj. Trajner: N.Divija GJYQTARË: E.Allija, Xh.Gjata, F.Behari (Patos)
Lushnja e Arben Hyskos ka marrë një tjetër fitore, këtë herë në shtëpi ndaj Bylisit me shifrat 4-0. Një gol në pjesën e parë me anë të Zhugës, e po kështu edhe tre golat e shënuar në pjesën e dytë me Jonuzajn, Zaimin e Kajën u kanë dhënë një triumf të bukur verdhejeshilëve të vegjël. Nga gjashtë ndeshjet e deritanishme, Lushnja i ka fituar të gjitha dhe kryeson e vetme.
Armand Nezha

Shpërthen Besëlidhja
BESËLIDHJA – SKAMPINI 4-0
GOLAT: A.Gega 6′, 27′, 66′, Nikolli 70′
BESËLIDHJA: Lesi, Nikolli, Kasneci, Gazulli, Kaçaçi, Malaj, A.Marku, Frani, A.Gega, E.Hila, Prendi. (U aktivizuan: Luka, J.Hila, Shyti, G. Gega, Elezi). Trajner: O.Gjurashi
SKAMPINI: Qosja, Tatoshi, Dyrmishi, Sharova, Lesko, Balla, Haxhia, Hushi, Xhafa, Çopja, Halili. (U aktivizuan: Basheri, Tafa, Maroshi, Bajneri). Trajner: F.Bilali
GJYQTARË: B.Dragusha, D.Gërmusha, I.Myrtja (Shkodër)
KARTON I VERDHË: Elezi 36′
Besëlidhja ka arritur fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur në shtëpi Skampinin, 4-0. A.Gega ka qenë heroi i lezhjanëve të vegjël, teksa ka shënuar tri herë. Loja që në fillim u kontrollua nga Besëlidhja dhe kjo u konkretizua me gol në minutën e 6-të. Pas tripletës së Gegës, në minutën e 70-të, Nikolli shënon golin e katërt, që vulosi triumfin e merituar të skuadrës lezhjane.
Preng Gjikola

Përmbysje e Vlorës
ALBPETROLI – VLORA 1-2
GOLAT: Hyka 13’/ Veizi 27′, Skënderaj 62′
Albpetroli: Gjikondi, Xhafaj, Lakrori, Miksi (L.Mehmeti 41′), K.Mehmeti, Asimetaj, Saliaj, Hyka, Ferko, Zyka, Lapshi (G.Mehmetaj 54′). Trajner: E.Yzeiri VLORA: Nuraj, Malaj, Muka, Dervishaj (Veraj 36′), Shyti, Hajrullai (Qari 46′), Velaj, Skënderi, Mata, Tushi, Veizi. Trajner: B.Shabani
GJYQTARË: O.Grabova, Sh.Shehu, E.Grabova (Fier)
KARTON I VERDHË: Veizi Edhe pse shënuan të parët, patosarakët humbën në shtëpi kundër Vlorës. Hyka kaloi në avantazh Albpetrolin në minutën e 13-të, por miqtë më pas morën frenat e lojës në dorë. Fillimisht ishte Veizi që barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 62-të Skënderaj kaloi në avantazh Vlorën. Albpetroli u mundua të barazonte, por nuk ia arriti qëllimit, pasi mbrojtje mike la pak hapësira.
Mario Gjika

Shkumbini nuk fal
SHKUMBINI – TOMORI 2-0
GOLAT: Jashari 52′, Çela 65′
SHKUMBINI: Rrushi, Ballhysa, Kosta, Gjevori, Koni, Sulkja, Saja, Qejvani, Lela, Jashari, Xho.Lluca. (U aktivizuan: Tufa, Xhu.Lluca, Kuqi). Trajner: Ç.Saja TOMORI: Çela, Xherimeja, Sherrifi, Myrtaj, Koroni, Dragoti, Shinko, Aldinaj, Ferra, Dobra, Ramadani. (U aktivizuan: Arapi, Hoxhaj, Papa). Trajner: S.Dule GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, U.Korra (Elbasan)
Paratërinjtë peqinas kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Tomorit. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën vendësit kanë arritur të realizojnë dy gola mjaft të bukur me autor Jasharin dhe Çelën. Beratasit janë munduar të ndryshojnë rezultatin, por nuk kanë mundur dot që të shmangin humbjen. Për Shkumbinin kjo ishte fitorja e tretë.
Fatmir Ahmeti

Zotaj nderon Butrintin
BUTRINTI – LUFTËTARI 1-0
GOLI: Zotaj 60′
BUTRINTI: Zani, Lala, Guma, Çipa, R.Piro, Hoxha, Zotaj, Meta, Kumi, Koçiaj, Pashuni. (U aktivizuan: M.Piro, Muçaj, Çakalli, Konomi). Trajner: L.Risti LUFTËTARI: Buxaj, Halo, Lengo, Matushi, Çela, Koshi, Bajo, Reçka, Puci, Mahmutaj, Çani. Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: E.Tafili, A.Kacorri, B.Nurçellari (Memaliaj)
Butrinti ka mposhtur Luftëtarin në derbin e paratërinjve. Ka mjaftuar një gol i Zotajt në pjesën e dytë, që sarandjotët të marrin tri pikë. Ka qenë një sfidë edhe mes dy trajnerëve Risti e Çulli, të cilët janë të dy gjirokastritë. Loja ka qenë e ekuilibruar, por në minutën e 60-të, pas një krosimi në zonë, Zotaj kontrollon bukur topin dhe e dërgon atë në rrjetë, 1-0.
Gerald Bregu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"