164 takime në 75 vite histori, mësoni statistikat e veçanta të derbit Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2022 | 15:18

164 takime në 75 vite histori, mësoni statistikat e veçanta të derbit Tirana-Partizani

Tirana dhe Partizani do të luajnë këtë fundjavë derbin e kryeqytetit në stadiumin kombëtar, “Air Albania”. Ky derbi do të jetë një nga sfidat më të shumëpritura nga tifozët, ku pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot me të tillë. “Panorama Sport” ju fton që të lexoni statistikat më të veçanta të këtij derbi ndër vite.

TIRANA PARTIZANI

NDESHJET – 164 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2022 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 68 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 45 fitore. 51 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI – 224 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 179 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Përgjoni dhe Xhixha shënuan për bardheblutë dhe Stenio Zhunior për të kuqtë, në përballjen e 23 dhjetorit 2021, që përfundoi me fitoren e Tiranës në transfertë në shifrat 1-2 .

DIFERENCA – 29 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/02/ 14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-Tirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 TiranaPartizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/ 04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 PartizaniTirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0-0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1- 0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/ 10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2;

ISH-ët – Si rrallëherë, asnjë lojtar i Partizanit nuk ka luajtur si profesionist me Tiranën dhe anasjelltas. Ndërkohë, në stafin e bardhebluve ka dy ish-ë. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, dhe drejtori sportiv, Tefik Osmani, në karrierën e tyre si futbollistë janë aktivizuar me “demat”.

HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"