Postuar: Gusht 23, 2025 | 18:04
ZYRTARE/ Vllaznia arrin marrëveshjen me Laçin, shkodranët huazojnë mesfushorin 19-vjeçar te skuadra kurbinase
Mesfushori shkodran Xhoel Hajdari do të vijojë karrierën te skuadra e Laçit në Kategorinë e Parë.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kuqeblu nëpërmjet faqes zyrtare, teksa bëhet me dije se të dy klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin e 19-vjeçarit, që te skuadra kurbinase do të ketë më shumë hapësira aktivizimi.
NJOFTIMI I VLLAZNISË:
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Laçi për huazimin e futbollistit tè saj Xhoel Hajdari për sezonin 2025-2026. Duke besuar se tek skuadra e tij e re, mesfushori 19 vjeçar do të ketë më shumë hapësira aktivizimi, urojmë që ai të rikthehet tek familja më i fortë dhe me më shumë përvojë.
PANORAMASPORT.AL













