Postuar: Maj 31, 2026 | 12:57
ZYRTARE/ Siguroi mbijetesën në Kategorinë e Parë, Kukësi njofton rinovimin me drejtorin që solli ndryshimin
Kukësi siguroi mbijetesën në Kategorinë e Parë, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Butrintin në finalen e paprecedentë. Tashmë fillon projekti për sezonin e ri.

Menjëherë klubi verilindor ke menduar për sezonin e ardhshëm duke njoftuar rinovimin e kontratës së drejtorit të përgjithshëm, Fundim Dollaku. Ai do të jetë pjesë e Kukësit edhe për dy sezone.
POSTIMI I PLOTË
FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Drejtorin e Përgjithshëm, z. Fundim Dollaku, për dy sezone të tjera.
Ky rinovim konfirmon besimin e klubit në punën, vizionin dhe përkushtimin e treguar nga z. Dollaku gjatë periudhës së tij në drejtimin e klubit, periudhë në të cilën u arrit edhe ovjektivi minimal sezonin që sapo përfundoi. Vazhdimësia e bashkëpunimit përbën një hap të rëndësishëm në projektin afatgjatë të Kukësit.
Objektivi i klubit mbetet i qartë: rikthimi i FK Kukësit aty ku e ka vendin, në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Rinovimi me z. Fundim Dollaku është vetëm hapi i parë drejt ndërtimit të një sezoni me objektiva ambicioze dhe sfida të reja.
Së bashku, me punë, përkushtim dhe besim, do të vazhdojmë rrugën drejt rikthimit të madh.
Forca Kukësi!

PANORAMASPORT.AL













