ZYRTARE/ Siguroi mbijetesën në “frymën e fundit”, klubi i Kategorisë së Parë zbulon të ardhmen e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 12:49

ZYRTARE/ Siguroi mbijetesën në “frymën e fundit”, klubi i Kategorisë së Parë zbulon të ardhmen e trajnerit

Bledi Kadiu do të jetë trajner i Kukësit deri në vitin 2027. Falë tij verilindorët arritën të siguronin mbijetesën në Kategorinë e Parë, pasi mposhtën me rezultatin 2-0 Butrintin  në finalen e paprecedentë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ku shkruan se Kadiu bëri një punë të palodhur dhe se i uron suksese për sezonin e ri.KADIU

NJOFTIMI I PLOTË 

✍️ Blediu Kadiu vazhdon projektin me Kukësin!

Rezultatet, puna dhe përkushtimi i treguar gjatë sezonit të fundit kanë bindur klubin për të vazhduar projektin me trajnerin Bledi Kadiu.

Kadiu mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë dhe kur gjithçka dukej e pamundur, por rezultatet pozitive dhe puna e palodhshme, sollën frytet e veta. Puna e bërë gjatë këtij sezoni ka krijuar bazat për vazhdimësinë e projektit, ndaj klubi ka vendosur të rinovojë bashkëpunimin me trajnerin deri në vitin 2027.

I urojmë trajnerit Bledi Kadiu suksese të mëtejshme.

Vazhdojmë së bashku. Forca Kukësi 💙

PANORAMASPORT.AL