ZYRTARE / Shënoi golin që çoi Juventusin në finale, i rinovojnë menjëherë kontratën të ardhmes së sulmit të Shqipërisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2026 | 18:47

ZYRTARE / Shënoi golin që çoi Juventusin në finale, i rinovojnë menjëherë kontratën të ardhmes së sulmit të Shqipërisë (VIDEO)

Sulmuesi i talentuar Arman Durmishi, ka siguruar të ardhmen e tij te Juventusi. Futbollisti i Shqipërisë U19, një nga talentet më premtues të kuqezinjve, po afirmohet si një bomber me ekipin e të rinjve të bardhezinjve duke shënuar me rregullsi e duke fituar një rinovim të merituar të kontratës.

arman durmishi

Gjatë ditës së djeshme, ai iu bë protagonist me një gol të shkëlqyer në mintuat e fundit të ndeshjes së Kupës ndaj Parmës, duke i siguruar Juventusit të të rinjve finalen e Kupës së Italisë.

SHIH VIDEON

Sot, klubi italian bëri të ditur se ka rinovuar kontratën me sulmuesin e talentuar, i cili ia bashkua në vitin 2024 nga Koper në Slloveni.

“Arman Durmishi rinovon me Juventusin deri në vitin 2028.

Vazhdon aventura te Jventusi e Arman Durimishit. Është zyrtar rinovimi i akordit me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2028.

I mbërritur në Torino në shtator 2024 pas eksperiencës në Slloveni me fanellën e FC Koper, sulmuesi i datëlindjes 2008 ia doli të merrte një rol të rëndësishëm në ekipin U20 të drejtuar nga trajneri Padoin, me të cilin ka luajtur deri tani 27 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 12 gola, të fundit të të cilëve në kohën shtesë të gjysmëfinales të Kupës ë Italisë për Primavera në orët e kaluar.

Një lojtar që do të vazhdojë rrugëtimin dhe rritjen me fanellën bardhezi. Komplimente Arman, shihemi në fushë!”, shkruhej në lajmin e publikuar nga Juventusi për zyrtarizimin e marrëveshjes.

dfsdsffsdfdssfdsdfsfdsfd

PANORAMASPORT.AL