ZYRTARE/ “Rikthimet janë të bukura”, Vllaznia prezanton ish-kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2019 | 14:15

ZYRTARE/ “Rikthimet janë të bukura”, Vllaznia prezanton ish-kapitenin

Behar Ramadani është futbollisti më i ri i skuadrës së Vllaznisë. Lojtari kishte disa ditë që kishte arritur akordin, por sot është zyrtarizuar nga klubi shkodran.

Behar-Ramadani-696x466

Ish-kapiteni ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Vllazninë dhe në një prononcim për faqen zyrtare të klubit është shprehur i kënaqur për këtë transferim.

“Normalisht gjithmonë rikthimet janë të bukura, aq më tepër kur kthehem tek këto ngjyra me të cilat jam rritur. Tashmë nuk ka më kohë për fjalë, çdo gjë duhet t’ia lëmë kohës dhe t’i futemi punës dhe të mundohemi për të dhënë më të mirën për këtë fanellë dhe për qytetin. Ndoshta ka qenë edhe çështje fati që nuk kam luajtur shumë në Shkodër”, është shprehur Ramadani.

“Tek Luftëtari ka qenë shtëpia ime e dytë, e kam kaluar shumë mirë, atje kam kaluar vitet më të bukura të karrierës time i kam kaluar në atë qytet të mrekullueshëm. Sa i takon Vllaznisë vërtetë që kam dhënë shumë pak për të, kështu erdhën rrethanat por shpresoj që këtë vit të jap më tepër dhe të arrijmë ato objektiva që ka klubi.
Tek Vllaznia shoh që ka ndryshime, ka ardhur trajner i ri, po vijnë lojtarë të rinj dhe ajo që mund të them unë është se do të jap maksimumin tim. Sa u takon tifozëve, ata jo këtë vit por historikisht kanë treguar se i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar dhe ato gjithmonë kanë kërkuar me pasë një Vllaznia sa më të mirë, konkurrente për titull dhe jo më për pjesët e tjera të kampionatit”, ka përfunduar lojtari.

/PANORAMASPORT.AL/