Postuar: Shtator 1, 2025 | 8:16
ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tiranës i largohet sulmuesi në ditën e fundit të merkatos
Emanuel Ernest është zyrtarisht lojtar i USM Alger siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar. Tiranës i largohet kështu sulmuesi në ditën e fundit të merkatos së verës.

Ernest, me vlerën 300 mijë euro në tregun e “transfermarkt”, ishte edhe më i vlerësuari i skuadrës në repartin ofensiv. Tashmë Tirana duhet të bëjë pa të këtë sezon.
USM Alger luan në elitën algjeriane. Prezantimi i Ernest erdhi pikërisht sot me kontratë të vlefshme rinovimin në përfundimin e sezonit.
24-vjeçari luajti 15 ndeshje në total me bardheblutë. Përgjatë pjesës së dytë në edicionin e kaluar shënoi 5 gola dhe asistoi 2 të tjerë.

PANORAMASPORT.AL













