ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton sulmuesin si rikthimin e bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2026 | 22:47

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton sulmuesin si rikthimin e bujshëm

Emanuel Ernest është sërish lojtar i Tiranës. “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar rikthimin e sulmuesit, që e mbylli pa sukses me USM Alger.

Screenshot 2026-01-06 144501

“Gjeni kush është kthyer?”, shkruan Tirana në rrjetet sociale. Ky rikthim i bujshëm bën që kryeqytetasit të konfirmohen si kryefjala e merkatos së dimrit.

Ernest luajti vetëm tri ndeshje në kampionatin e Algjerisë. Transferimi në verë nuk shkoi si duhet.

Bardheblutë po plotësojnë hapësirat që u lanë bosh nga dhjetë lojtarët e larguar. Deri tani është prezantuar Fredi Alvarez, Johan Kortez dhe Patrik Mysloviç po ashtu. Ndërkohë që po pritet edhe rikthimi i Redon Xhixhës.

PANORAMASPORT.AL