Postuar: Gusht 31, 2025 | 21:50
ZYRTARE/ Kocijan kalon nga një klub i Superligës te tjetri, ish-mesfushori i Partizanit firmos me…
Mateo Kocijan është lojtari më i ri i Persis. 30-vjeçari do vazhdojë të luajë në Superligën indoneziane ku qëndron prej 1 viti.

Ish-mesfushori i Partizanit më parë jepte kontributin e tij te Persib. Me Partizanin kujtohet si një nga afrimet pas fitimit të titullit të fundit.
Kroati nuk la gjurmë në 14 ndeshjet e tij. Kështu klubi i kuq ndau rrugët para përfundimit të kontratës.

PANORAMASPORT.AL













