ZYRTARE/ Karlos Tevez e largoi nga skuadra, klubi i Superiores fiton “luftën” për transferimin e argjentinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2026 | 18:01

ZYRTARE/ Karlos Tevez e largoi nga skuadra, klubi i Superiores fiton “luftën” për transferimin e argjentinasit

Santiago Puzo është zyrtarizuar nga Teuta. Fillimisht u tha se ky transferim do të dështonte, megjithatë durrsakët gjetën akordin me argjentinasit e Taleres. Trajneri Karlos Tevez e largoi te rezervat si të padëshiruar për ekipin e parë.

Screenshot 2026-02-03 180020

19-vjeçari është mesfushor me tipare sulmuese. Puzo është vendosur menjëherë në dispozicionin e trajnerit Dobi.

Teuta pritet të prezantojë në vazhdim edhe Xhovalin Trifoni. Sulmuesi fierak afrohet pas eksperiencës me Apoloninë.

Njoftimi i Teutës:

“Mirë se vjen, Santiago Puzzo!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit sulmues Santiago Puzzo, lojtar argjentinas i natyralizuar si paraguaian, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë.

Mesfushori sulmues 19-vjeçar vjen nga skuadra argjentinase CA Talleres, ku ka zhvilluar paraqitje shumë pozitive, duke dëshmuar potencial të madh dhe efikasitet të lartë në repartin ofensiv. Puzzo është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Paraguait U20.

Ai do t’i bashkohet menjëherë skuadrës nën drejtimin e trajnerit Dobi, duke u bërë përforcimi më i ri i bluve për vazhdimësinë e sezonit. Mirë se erdhe në Durrës, Santiago!”

PANORAMASPORT.AL