Postuar: Qershor 22, 2026 | 10:33
EKSKLUZIVE/ Elbasani merr dy futbollistë nga Vora për Europën, Bajramaj dhe Karrica i bashkohen verdhebluve
Elbasani vijon lëvizjet në prag të ndeshjeve të Conference League dhe “Panorama Sport” mëson se dy futbollistë të Vorës do t’i bashkohen skuadrës së Ivan Gvozdenoviçit për aventurën europiane.

Bëhet fjalë për Marjo Bajramajn dhe Bernard Karricën, të cilët kanë mbërritur pranë verdhebluve dhe do të jenë pjesë e ekipit gjatë kësaj periudhe.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Panorama Sport”, marrëveshja është arritur mes palëve që dy lojtarët të vihen në dispozicion të Elbasanit për sfidat e Conference League, ku verdheblutë do të përballen me BATE Borisov në turin e parë kualifikues.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













