ZYRTARE/ Fituan trofe bashkë, klubi i Superiores njofton largimin e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2025 | 18:28

ZYRTARE/ Fituan trofe bashkë, klubi i Superiores njofton largimin e sulmuesit

Emir Skënderi dhe Vora kanë ndarë rrugët. Klubi i shpallur kampion në Kategorinë e Parë ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale.

Kategoria-Superiore

Njoftimi i Vorës:

“Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Emir Skenderi. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Emirin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.

25-vjeçari u afrua nga Besa Dobërdoll, që luan në Maqedoninë e Veriut. Në pjesën e dytë të sezonit ia doli të shënojë dy gola me Vorën, që fitoi kampionatin në Kategorinë e Parë.

Screenshot 2025-06-04 182806

PANORAMASPORT.AL