ZYRTARE/ Dinamo i jep lamtumirën Mandelës, sulmuesi nis rrugëtimin në Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2025 | 18:07

ZYRTARE/ Dinamo i jep lamtumirën Mandelës, sulmuesi nis rrugëtimin në Ukrainë

Peter Itodo Mandela nuk është më pjesë e Dinamos. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka zyrtarizuar largimin e paralajmëruar të futbollistit, i cili do të vazhdojë karrierën e tij në Ukrainë.

mandela

Mandela është transferuar te Metalist 1925 në Ukrainë për një shumë që mendohet se është rreth 1,1 milionë euro, në një klub ku do të gjejë edhe emra të tjerë të njohur të Superiores si Ermir Rashica dhe Kristian Mba, ndërsa pritet që së shpejti t’i bashkohet edhe Baton Zabërgja.

POSTIMI I DINAMOS

Faleminderit Itodo Mandela!

Klubi i Dinamo City bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, te skuadra e Metalist 1925.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati.

Gjithashtu, i urojmë lojtarit suksese me skuadrën e tij të re!

PANORAMASPORT.AL