ZYRTARE/ Arritën objektivin në fundin e sezonit, lojtari njofton largimin pas dy vitesh nga klubi i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2025 | 21:45

ZYRTARE/ Arritën objektivin në fundin e sezonit, lojtari njofton largimin pas dy vitesh nga klubi i Superiores

Ergys Peposhi ka njoftuar largimin nga Teuta. 24-vjeçari u aktivizua në 32 ndeshje, 13 prej të cilave i nisi titullar.

bandicam 2025-05-09 13-35-32-421

Peposhi ishte pjesë e Teutës prej vitit 2023. Kështu pas dy vitesh mbyll bashkëpunimin me durrsakët.

“Faleminderit KF Teuta! Nga sot nuk jam më pjeë e klubit Teuta. Dua të falenderoj presidentin, drejtorin e klubit, të gjithë trajnerët që kam punuar gjatë këtyre dy viteve. Një falenderim dhe për tifozat “Djemtë e Detit” për përkrahjen e tyre.

Një falenderim i madh shkon për çunat e ekipit që kaluam së bashku shumë momente. Qoftë ato të bukurat, qoftë dhe ato të vështira. Klubit Teuta i uroj vetëm suksese në vazhdim”, shkruan Peposhi.

bandicam 2025-05-09 13-24-31-644

PANORAMASPORT.AL