ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, kapiteni i Laçit transferohet në… Ukrainë
Tjetër largim nga peshë te Laçi. Pas sulmuesit Sobouejll, edhe kapiteni Ajdi Dajko ka mbyllur bashkëpunimin me kurbinasit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, se ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas, LNZ Cherkasy për transferimin e mbrojtësit.
Dajko iu bashku sezonin e shkuar Laçit duke spikatur, teksa fitoi vendin e titullarit menjëherë. Me kalimin e muajve, ati iu besua edhe shiriti e kapitenit duke u kthyer në lider absolut në qendrën e mbrojtjes.
21-vjeçari është gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares Shpresa, teksa do të provojë një aventurë jashtë vendit, për të treguar vlerat e tij dhe për t’u rritur profesionalisht.
NJOFTIMI I LAÇIT:
“KF Laçi bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Ajdi Dajko në Ukrainë te LNZ Cherkasy FC. Duam t’i urojmë suksese në karrierë kapitenit të skuadrës tonë dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë për fanellën bardhezi sezonin e shkuar. Suksese Ajdi! Para Laçi!”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"