Postuar: Qershor 26, 2025 | 23:10
Vllaznia vendos të shkrijë një ekip, formon të riun nga kategoria më inferiore
Vllaznia ka vendosur të formojë sërish ekipin “B” që do të jetë pjesë e Kategorisë së Tretë. Lajmi është bërë i ditur përmes një shkrimi në faqen zyrtare të klubit. Shkodranët bëjnë me dije se trajner do të jetë Brikeno Bizi.

NJOFTIMI
KF Vllaznia ka vendosur të formojë sërish ekipin “B” i cili do të marrë pjesë në sezonin e ri të futbollit shqiptar në kategorinë e tretë. Bëjmë me dije se trajner i “Vllaznia B” do të jetë Brikeno Bizi. Të gjithë futbollistët e interesuar për t’iu bashkuar këtij ekipi, mund të kontaktojnë në numrin +355 69 522 7851.
#vllazniab #kfvllaznia
PANORAMASPORT.AL













