Postuar: Maj 31, 2018 | 19:10
Vllaznia U19 nderon Shkodrën, shpallet kampione e Kategorisë Superiore
Pas dështimit të ekipit të parë, i cili ra nga kategoria, për t’iu rikthyer buzëqeshjen sportdashëve shkodran ka menduar ekipi i të rinjve.
Vllaznia U19, e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani, ka mposhtur në finale Flamurtarin dhe është shpallur kampion i Kategorisë Superiore. Ky ishte trofeu i tretë i fituar brenda një sezoni për kuqeblutë, të cilët do të marrin pjesë për herë të dytë në UEFA Champions League Youth.
Repaj në minutën e 25-të dhe Gruda në minutën e 67-të ishin autorët e golave për shkodranët, ndërsa për Flamurtarin shënoi Rrapaj në minutën e 82-të.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"