Vlera 3.1 milionë euro, zbuloni formacionin më të shtrenjtë te Partizani
Partizani në treg e ka formacionin më të shtrenjtë me vlerë 3.1 milionë euro. Me përjashtim të sulmit, pjesa tjetër mund ndërtohet lehtësisht. Kjo pasi në repartin ofensiv janë Keko, Zeka dhe Garsia me të njëjtën vlerë, 200 mijë euro.

Qirko me shifrën 300 mijë euro në portë shfaqet si titullar i padiskutueshëm. Në mbrojtje, Martinez dhe Preka janë ato që po ashtu mund të jenë alternativa të sigurta. Reparti i mesfushës dhe i sulmit mbetet për t’u zbuluar si do rreshtohen në Europë.
E VEÇANTA– Formacioni më i shtrenjtë i Partizani dallon për lojtarët me moshë të re. Qirko, Martinez, Skuka dhe Garsia janë 26 vjeç. Asnjë tjetër nuk e kalon këtë moshë. Kote, 20 vjeç, është më i riu i formacionit.
PANORAMASPORT.AL













