VIDEO/ Tronditje e madhe për Shqipërinë U-19, Ukraina U-19 i jep leksion futbolli në Durrës! Nis keq fushata e kualifikueseve
Shqipëria U-19 ka pësuar një tronditje të madhe, ndërsa përballë kishte Ukrainën U-19. Miqtë fituan me rezultatin 3-0 në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa kjo sfidë hapi fushatën kualifikuese për Europianin.

Ekipi i Julian Ahmatajt rezistoi 34 minuta. Më pas ukrainasit zhbllokuan ndeshjen. Kuqezinjtë nuk ia dolën të reagojnë, ndërsa miqtë shënuan edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë.
Shqipëria U-19 ka shprehur si objektiv vendin e parë në grupin B5. Sfida e radhës në Shqipëri janë rezervuar ndaj Sllovakisë dhe Malit të Zi.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
UKRAINË U19 3-0 SHQIPËRI U19
34′ Radushko, 74′ Popov, 88′ Kamenski
Goli i Redushkos: (VIDEO)
Goli i Popov: (VIDEO)
Goli i Kamenski: (VIDEO)
Raste nga ndeshja: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













