Postuar: Mars 31, 2025 | 20:55
VIDEO/ Trazira mes tifozëve të Elbasanit dhe Tiranës, shikoni çfarë ndodhi në përfundim të ndeshjes
Elbasani mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Në këtë sfidë ra në sy numri i lartë i tifozëve në “Elbasan Arena”.

Koret ofenduese nuk kanë munguar gjatë ndeshjes. Të dyja tifozëritë njihen për rivalitetin që kanë ndër vite.
Pasi gjithçka ishte mbyllur, nuk munguan trazirat me tifozët verdheblu që po ofendoheshin në distancë me bardheblutë. Policia ishte e pranishme me forca të shumta, për të shmangur përplasjen fizike.
Pamje nga trazirat: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













