VIDEO/ Tension në minutat e fundit dhe tifozë që futen në fushë, nuk kanë fund polemikat në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 22:56

VIDEO/ Tension në minutat e fundit dhe tifozë që futen në fushë, nuk kanë fund polemikat në Kategorinë e Parë

Kukësi mposhti Lushnjën me rezultatin 3 me 2 në “Kukës Arena”. Goli i Luis Birçajt për verilindorët në minutën e 81-të solli 3 pikë të arta. Lojtarët e Lushnjës, që tashmë e shikojnë veten në vendin e fundit, protestuan te gjyqtari Andi Koçi. Sipas tyre, Birçaj shkaktoi faull në momentin e marrjes së topit.

Screenshot 2026-03-18 195630

Festa te Kukësi ndërkohë ishte e madhe mes tensionit. Madje disa tifozë u futën në fushë për të festuar me lojtarët e Kukësit.

Kukësi është tashmë vetëm 1 pikë larg zonës “play out”. Verilindorët synojnë mbijetesën, pasi pjesën më të madhe të sezonit e kanë kaluar në vendin e fundit.

Goli i fitores së Kukësit ku disa tifozë u futën në fushë: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL