VIDEO/ Superiorja nis me “hakmarrje”! Vllaznia mposht Egnatian dhe jep menjëherë sinjal për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2025 | 0:04

VIDEO/ Superiorja nis me “hakmarrje”! Vllaznia mposht Egnatian dhe jep menjëherë sinjal për kampionatin

Edicioni i 87 i Kategorisë Superiore ka nisur me një ndeshje mes dy skuadrave të cilësuar si pretendente për titullin, atyre që në fakt luftuan për trofeun në sezonin e mëparshëm, Vllaznisë dhe Egnatias. Dhe shkodranët u hakmorën për atë finale të humbur, duke mposhtur rrogozhinasit me shifrat 2-0 në “Loro Boriçi”.

bandicam 2025-08-22 20-18-58-173

Shkodranët shfrytëzuan maksimalisht gabimet e rrogozhinasve në goditjet standarte falë golave të Gurishtës dhe Bajramit në secilën pjesë loje. Kishte edhe një penallti të humbur nga Balaj në pjesën e parë, si dhe një karton të kuq të Votlait që zbehu forcën e rrogozhinasve për të reaguar.

Por në fund, fitorja 2-0 ishte e merituar për shkodranët të cilët u treguan shumë më konkretë dhe kërkues se rrogozhinasit, të cilët janë ende në kërkim të identitetit pasi kanë larguar disa nga lojtarët e rëndësishëm të rrugës për titull të sezonit të kaluar.

VLLAZNIA-EGNATIA 2-0
19′ Gurishta, 49′ Bajrami

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.

90’+6’ Karton i verdhë për Gurishtën pas një përplasje me Aleksin.

90’+5’ Ndreca gjuan nga distanca por nuk gjen portën e Jukajt. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Qato dhe Balaj i lënë vendin në fushë Salës dhe Mensah në radhët e Vllaznisë.

85’ Xheferson merr vendin e Selmanit në radhët e Egnatias.

81’ Bajrami ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Fernandos.

78’ Mala nis topin në zonë te Balaj, i cili rrëzohet dhe proteston duke kërkuar penallti për mbajtje të Poçit. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë por më pas pret udhëzime nga VAR-i dhe në fund nuk akordon gjuajtje nga pika e bardhë. (VIDEO)

74’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Jahaja i cili gjuan para Jukajt por gjen përgjigjen e portierit. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

71’ Balaj provon me një gjuajtje të fortë jashtë, pa gjetur portën e miqve.

70’ Krymi dhe Kallaku hyjnë në fushë në vend të Gjinit dhe Dros në radhët e Vllaznisë.

68’ Situata zhvendoset në anën tjetër pasi Dajsinani nis një top të shpejtë për Fernandon. Braziliani nuk ia del të kalojë Jukajn i cili devijon gjuajtjen e tij në këndore. (VIDEO)

68’ Mundësi e artë për Vllazninë për të shënuar golin e tretë me një goditje dënimi të harkuar nga Gurishta që gjen Gjinin por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Dajsinani. (VIDEO)

66’ Edhe Tetova dhe drejtori Zenelaj ndëshkohen me të verdhë për protesta në radhët e Egnatias.

bandicam 2025-08-22 21-26-07-140

63’ Tani është Dros i cili ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje të parregullt.

60’ Buriç dhe Gruda i lënë vendin në fushë Jahaja dhe Bakajoko në radhët e Egnatias.

58’ Murataj i lë vendin në fushë Kastratit në radhët e Vllaznisë.

56’ Egnatia mbetet me 10 lojtarë! Votlai ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një faull ndaj Muratajt dhe lë ekipin me një futbollist më pak. (VIDEO)

49’ GOOOL VLLAZNIA! Në vijimin e një goditje dënimi, Bajrami është më i shkathët të gjejë hapësirën për të shënuar golin e dytë për vendasit. (VIDEO)

47’ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

46’ Pjesa e dytë nis me lëvizje të Egnatia, pasi Votlai merr vendin e Leo Melos.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.

45’+4’ Mundësi e artë për Egnatian për të barazuar, me Buriç i cili i vetëm gjuan shumë dobët. (VIDEO)

45’+2’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

44’ Balaj niset me shpejtësi në të djathtën, por pasimi i tij në qendër nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

41’ Mala tenton të harkojë nga e djathta, sfera shkon në duart e Dajsinanit.

37’ Fangaj nga e djathta harkon në qendër ku Fernando gjuan në ecje e sipër, duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

34’ E pabesueshme! Balaj gabon dhe gjuan jashtë penalltinë. (VIDEO)

30’-33’ Shpërthejnë protestat në staduum pasi gjyqtari Maletaj lejon të vazhdojë loja pas një rrëzimi të Muratajt në zonë në vijimin e një kontakti me Poçin. Ai shkon të shohë vetë pamjet në VAR pasi ftohet të kontrollojë kontaktin në monitor dhe kthehet në fushë duke dhënë penallti për shkodranët. (VIDEO)

28’ Murataj tenton në kufijtë e zonës, topi devijohet dhe kalon mbi traversë.

23’ Edi Martini ndëshkohet me të kuq pas protestave kundër vendimeve të kryesorit.

21’ Tenton të përgjigjet menjëherë Leo Melo, gjuajtja e tij ndalet nga Jukaj. (VIDEO)

19’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje nga këndi, është Gurishta i cili me një gjuajtje me kokë në shtyllën e dytë gjen rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin shkodranëve. (VIDEO)

15’ Një goditje dënimi në favor të Egnatias sjell rrezik para portës kuqeblu, pasi Ndreca gjen Xhemajlin, por ky i fundit nuk gjuan dhe më pas sinjalizohet për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

10’ Moment i rrezikshëm në zonën e Vllaznisë, ku Gruda rrëzohet, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë e një harkim i Ndrecës nga e majta spastrohet nga prapavija. (VIDEO)

8’ Murataj nga e majta tenton një diagonale, sfera nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)

7’ Vllaznia ka në dispozicion një goditje këndi, nga e cila niset një kundërsulm i shpejtë i rrogozhinasve, me Gurishtën në fund që ia del të mbyllë sulmin e rrezikshëm të miqve.

4’ Topa të gjatë në këto minuta të parë, me skuadrat që nuk gjejnë hapësira për të rrezikuar.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Kuros, Gjini, Bajrami, Jago, Gurishta, Dros, Qato, Mala, Murataj, Balaj.
Trajner: Edi Martini

EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Poçi, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando, Leo Melo, Buriç, Gruda, Selmani.
Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL