VIDEO/ Supergol me roveshatë i talentit shqiptar në Itali, spikat edhe Gabriel Kulla me dopietë ndaj Napolit U-20
Sfida mes Napolit U-20 dhe Sasuolos U-20 ka dhuruar spektakël në Primavera. Napoli fitoi me rezultatin 5-2. Ishin dy sulmues shqiptarë, që shënuan tre gola në total gjatë pjesës së par=. Gabriel Kulla me dopietë për Sasuolon, ndërsa Kevin Gorica realizoi golin që riktheu baraspeshën 2 me 2.

Gorica realizoi një supergol me roveshatë për Napolin U-20. I huazuar nga Askoli, tashmë është në kuotën e pesë golave në Primavera.
Kulla ndërkohë po bën mjaft mirë, edhe pse Sasuolo po lufton për të mos rënë. Deri tani për të janë dhjetë gola të shënuar dhe shtatë të asistuar në kampionat.
Shifra këto që vijnë pas 28 javësh të luajtura. Kulla sapo ka mbushur 18 vjeç dhe është pjesë e Shqipërisë U-19.
Goli i Kevin Goricës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













