Postuar: Shtator 27, 2025 | 13:43
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar abonohet me golin, e pëson edhe Napoli pas Interit U-20
Frederik Tosku po shkëlqen me Çezenën U-20 te Primavera në Itali. Sulmuesi i Kombëtares U-19 realizoi sot golin e dytë, ndërsa Çezena U-20 fitoi 3 me 0 përballë Napolit U-20.

Tosku ka padyshim vëmendjen kryesore gjatë këtij sezoni. Pasi nuk luajti në javën e parë, në pesë takimet e tjera të kampionatit ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tre të tjerë.
Aktualisht askush nuk ka bërë më mirë te Primavera. Dhe 19-vjeçari duket se është një xhevahir te moshat e Çezenës.
Goli i Frederik Toskut ndaj Napolit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













