VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares U-19 po shkëlqen me Juventusin në Primavera, vjen goli i dhjetë sezonal nga talenti kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2026 | 17:30

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares U-19 po shkëlqen me Juventusin në Primavera, vjen goli i dhjetë sezonal nga talenti kuqezi

Juventus U-20 e mposhti Xhenoan U-20 me rezultatin 3-0. Arman Durmishi ishte autori i golit të parë për “Zonjën”, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e pestë.

bandicam 2026-03-07 17-21-43-523

Durmishi mori një top në zonë, dhe pasi dribloi portierin rival gjeti golin. Për të ishte goli i dhjetë në këtë sezon ku regjistron vetëm 1200 minuta.

Talenti i Kombëtares U-19 është 17 vjeç. Deri tani ka bërë mjaft mirë, ndërsa spikat si golashënuesi më i mirë i Juventusit në Primavera për këtë edicion.

Goli i Arman Durmishit: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL