VIDEO/ Skena të turpshme nga Tirana-Pogradeci! Në përplasjen mes lojtarëve përfshihen edhe tifozët, policia ndërhyn në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 21:59

VIDEO/ Skena të turpshme nga Tirana-Pogradeci! Në përplasjen mes lojtarëve përfshihen edhe tifozët, policia ndërhyn në “Elbasan Arena”

Tirana dhe Pogradeci e mbyllën mes kaosit, finalën për një biletë në Superiore. Bardheblutë fituan falë një autogoli në minutën e fundit të kohës së rregullt, për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar.

bandicam 2025-05-04 21-50-58-936

Skenat pas ndeshjes ishin të turpshme. Lojtarët u përfshinë mes kaosit dhe grushteve, ndërsa gjyqtari Koçi tregoi kartonin e kuq për Razën nga Pogradeci dhe Ndrecën e Tiranës.

Pas vërshëllimës përfundimtare, disa tifozë u përfshinë po ashtu. Për këtë ishte nevoja e ndërhyrjes së policisë në “Elbasan Arena”.

Pamje pas ndeshjes nga gazetari Fatmir Popja: (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL