Postuar: Janar 8, 2026 | 18:00
VIDEO/ Rikthehet me bujë për ta shpëtuar nga rënia, Redon Xhixha prezantohet zyrtarisht te Tirana: Një ditë do të vija!
Redon Xhixha është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Klubi kryeqytetas ka konfirmuar kështu lajmin e “Panorama Sport”. Sulmuesi rikthehet te ish-klubi i tij për ta ndihmuar të dalë nga kriza e thellë ku ndodhet.
Video e prezantimit nis në një mënyrë të veçantë ku Xhixha thotë se: “Nuk më bëhet të iki nga Tirona”. Më pas bardheblutë e telefonojnë dhe ai i përgjigjet thirrjes teksa deklaron më pas: “Edhe ju thash që një ditë do të vija prapë te Tirona”.
Videoja shoqërohet me mbishkrimin: “Historia e thërriti dhe ai u përgjigj. Kjo fanellë e mban mend atë, Redon Xhixha është kthyer”.
Tani pritet të shohim nëse Xhixha do të tregohet vendimtar dhe të shkëlqejë si dikur me klubin kryeqytetas.
PANORAMASPORT.AL













