VIDEO/ Provokime dhe përplasje të dhunshme në Vlorë, shfaqen pamjet e tjera të kaosit në tunelin e stadiumit. Nuk kursehet as Gvozdenoviç
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit në Vlorë është mbyllur mes kaosit në tribuna e jo vetëm.

Fillimisht skuadra e Elbasanit shkoi të festonte me tifozët e vet në fund të ndeshjes, e më pas iu drejtua dhomave të zhveshjeve. Por situata u tensionua mes tifozëve elbasanas dhe forcave të policisë në stadium teksa kishte edhe përplasje mes tyre për disa momente. Edhe drejtori i Flamurtarit, Alfred Ferko, u desh të afrohej te tribuna në fjalë për të qetësuar gjakrat, ndërsa tifozët vendas nuk kursyen gjuajtjet me sende dhe fishekzjarrë ndaj elbasanasve.
SHIH VIDEON
Incidentet vazhduan më pas në ambientet e brendshme të stadiumit. Raportohet se kapiteni i Elbasanit, Musta, ka provokuar stafit dhe futbollistët e Flamurtarit, të cilët po largoheshin drejt dhomave të zhveshjes.
Situata u përshkallëzua më tej, duke degjeneruar në përplasje mes lojtarëve, teksa bëhet e ditur se kishte edhe dhunë fizike. Kjo solli ndërhyrjen e forcave të rendit që tentuan të qetësonin palët, me trajnerin Gvozdenoviç i cili u ndalua të shkonte të qetësonte futbollistët, siç shihet në videon e mëposhtme.
SHIH VIDEON
ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL













