VIDEO/ Për herë të parë në Seria A dhe ftesa te Kombëtarja U-19, sulmuesi shqiptar dëmtohet ndaj Juventusit U-20

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2025 | 14:33

VIDEO/ Për herë të parë në Seria A dhe ftesa te Kombëtarja U-19, sulmuesi shqiptar dëmtohet ndaj Juventusit U-20

Xheto Nuredini ka pësuar një dëmtim me Xhenoan U-20. Sulmuesi i talentuar shqiptar u largua nga fusha e lojës duke çaluar, ndërsa ekipi i tij luante në transfertën e Juventus U-20.

bandicam 2025-03-16 14-16-45-933

Ky lajm i keq për Nuredinin vjen pasi ishte i gatshëm për ekipin e parë të Xhenoas në Seria A. Vetëm dy ditë kanë kaluar nga ajo ndeshje, që u fitua nga Xhenoa me rezultatin 2-1 ndaj Leçes.

Nuredini po ashtu është ftuar nga ekipi U-19 i Kombëtares shqiptare për sfidat miqësore të marsit. Tashmë duhet parë shkalla e dëmtimit të tij.

Largimi i Nuredinit nga fusha: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL