VIDEO/ Partizani rikthehet te fitorja, Eleke në minutën e 91-të përmbys rezultatin kundër Skënderbeut
Skënderbeu u mposht nga Partizani me rezultatin 1 me 2 në Korçë. Fitorja e “demave” erdhi me përmbysje në pjesën e dytë, pasi e para foli për korçarët.

Goli i vendasve erdhi me një penallti që u kontestua në minutën e 33-të. Miqtë patën tjetër fytyrë në pjesën e dytë, teksa Qirko u tregua vendimtar me pritjet e tij.
Kote fillimisht barazoi dhe më pas Eleke shënoi golin e parë me kryeqytetasit. Partizani mbetet në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu në atë të fundit pas 29 javësh.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
SKËNDERBEU 1-2 PARTIZANI
35′(p) Nikaj – 66′ Kote, 90+1′ Eleke
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Partizanit, 1-2.
90+1′ GOOOL! Skënderbeu 1-2 Partizani/ Eleke ia del të shënojë golin e përmbysjes për Partizanin. (VIDEO)

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
90′ Gabim në mbrojtjen e Partizanit, por Qirko nuk kalohet.
89′ Nasr ndalet sërish nga Qirko. Sfida vijon me shifrat e barabarta.
88′ Vujnoviç merr vendin e Taipit.
88′ Keko provon nga jashtë zone, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.
86′ Mehmeti provon me një goditje të dëshpëruar, që përfundon larg kuadratit.
86′ Eleke merr karton të verdhë për protesta.
86′ Janaqi ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Kekos.
82′ Nasr nuk shfrytëzon si duhet mundësinë e krijuar. Qirko pret. (VIDEO)
82′ Janaqi dhe Proscinski marrin vendin e Sabo dhe Nikajt.
79′ Largohet Kote dhe aktivizohet Ismaili te Partizani, ndërkohë Eleke merr vendin e Zekës.
78′ Zenullari merr vendin e Shaqes te Skënderbeu.
75′ Aktivizohet Keko, largohet Padstrelau.
70′ Alia i mohon golin Mehmetit. Partizani në sulm për përmbysjen. (VIDEO)
69′ Frenklin merr vendin e Juri Merlim te Skënderbeu.
68′ Partizani pranë golit të dytë. Alia tregohet vendimtar me pritjen e tij pas goditjes së Sembene me kokë. (VIDEO)
66′ GOOOL! Skënderbeu 1-1 Partizani/ Kote vendos baraspeshën në Korçë. (VIDEO)
64′ Lukuinjas ndëshkohet me karton të verdhë.
60′ Stafi mjekësor i Skënderbeut futet në fushë pa u mbyllur aksioni. Doka ka nevojë për ndihmë mjekësore pas ndërhyrjes së Sembene. (VIDEO)
55′ Vertikalizim më i fortë se duhet për Bintsukën. Sulmuesi i Partizanit nuk e mbërrin.
50′ Pano Qirko i mohon golin Nasr. Aksion fantastik i Skënderbeut, që nuk finalizohet si duhet. (VIDEO)
49′ Partizani mundohet ta nisë me tjetër fytyrë pjesën e dytë. Vendasit vendosen mirë.
46′ Nis pjesa e dytë. Bismark mbetet në dhomën e zhveshjes, vendin e tij e merr Moraish.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 në favor të Skënderbeut.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
45′ Bismark ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
45′ Estrela ndëshkohet me karton të verdhë.
40′ Bismark pranë golit. Është Qirko që devijon në këndore, pasi mbrojtja e Partizanit kishte gabuar më parë. (VIDEO)
39′ Pretendime për penallti te Partizani. Gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)
35′ GOOOL! Skënderbeu 1-0 Partizani/ Nikaj shënon me panenka nga penalltia. (VIDEO)
33′ Akordohet penallti në favor të Skënderbeut, pasi gjyqtari Bastari e konsideron faull të Prekës ndaj Bismark. Kapiteni i Partizanit ndëshkohet me karton të verdhë. Protestojnë miqtë. (VIDEO)
32′ Padstrelau tenton të befasojë me goditjen e tij, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)
29′ Zeka nuk godet si duhet brenda zonës, pas pasimit të Bintsukës. Rasti i mirë për Partizanin. (VIDEO)
28′ Shaqe del zbuluar në shtyllën e dytë, por nuk i gjen kohën topit duke mos rrezikuar portën e Partizanit. (VIDEO)
26′ Topi gjen Bintsukën, por sulmuesi i Partizanit është i papërgatitur në zonë pas gabimit të Ramos. Kontrollon portieri Alia. (VIDEO)
22′ Partizani fiton metra dhe duket disi më kërkues në këto minuta.
18′ Ramos devijon në këndore, pasi Taipi u mundua të gjejë Atanaskoskin dhe Bintsukën. Miqtë mundohen të krijojnë diçka në sulm. (VIDEO)
17′ Mehmeti i mbyll hapësira Nasr që u nis në kundërsulm.
15′ Padstrelau kërkon goditje këndi, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Rifillon loja nga portieri Alia. (VIDEO)
14′ Kote i shërben Taipit, i cili provon nga një pozicion diagonal. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
13′ Zeka niset në kundërsulm, por është Shaqe që mbyll gjithçka pa lejuar afrimin në zonë.
11′ Sembene këshillohet për faullin ndaj Bismark. (VIDEO)
10′ Kote dhe Bintsuka nuk merren vesh bashkë. Partizani humbet befasinë në mesfushën kundërshtare.
6′ Estrela këshillohet për ndërhyrjen ndaj Bintsukës. (VIDEO)
6′ Skënderbeu ekzekuton goditjen e tretë nga këndi. Vendasit rrezikojnë, por mungon finalizimi. Largon mbrojtja e “demave”. (VIDEO)
3′ Qirko devijon me vështirësi topin e harkuar nga goditja e parë e këndit, më pas është Mehmeti që largon topin nga këndorja e dytë. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Korçë.
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Doka, Shaqe, Merlim, Sabo, Estrela, Nikaj, Bismark, Nasr
Trajner: Ernest Gjoka
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Preka, Sembene, Janjeva, Kote, Taipi, Mehmeti, Padstrelau, Bintsuka, Zeka
Trajner: Arbër Abilaliaj
PANORAMASPORT.AL













