Postuar: Janar 18, 2026 | 16:04
VIDEO/ Një Kampion Bote i beson debutimin në Seria A, e ardhmja e sulmit të Shqipërisë provon momentin historik
Xhoi Nuredini pati sot debutimin historik në Seria A. Qendërsulmuesit iu dha mundësia në minutën e 89-të, ndërsa Xhenoa po maste forcat me Parmën. Ky takim për javën e 21-të u mbyll me barazim 0-0.

Nuredinit iu dha mundësia pikërisht nga Daniele De Rosi. Kampioni i Botës me Italinë e kishte grumbulluar edhe në dy ndeshjet e mëparshme me Milanin dhe Kaljarin ku qëndroi në stol.
Vetëm 18 vjeç, për Nuredinin është një moment historik. Sulmuesi i Kombëtares U-19 kishte spikatur më parë me golat e tij te Xhenoa U-20 dhe për këtë iu dha mundësia në elitën e futbollit italian.
Debutimi i Nuredinit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













