VIDEO/ Mrekullitë e Harizajt nuk mjaftojnë, Bylisi mund Vorën me një gol në fund dhe e kapërcen në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 23:50

VIDEO/ Mrekullitë e Harizajt nuk mjaftojnë, Bylisi mund Vorën me një gol në fund dhe e kapërcen në renditje

Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 27-të të Superiores, pasi ka mundur një rival direkt për mbijetesën siç është Vora.

bandicam 2026-03-08 16-54-55-028

Në një duel shumë të luftuar, ballshiotët bënë diferencën në pjesën e dytë, ku kërkuan më me ngulm golin dhe iu afruan disa herë, të ndalur nga Harizaj në formë të shkëlqyer.

Por në fund, ishte Adepoju ai i cili ia doli që në minutën e 88-të të shënonte golin e vetëm të sfidës, që i mundëson Bylisit të dalë pas shumë kohësh nga zona e ftohtë e klasifikimit.

BYLIS 1-0 VORA
88′ Adepojo

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Bylisit.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ GOOOL BYLISI! Abdulahi nga e djathta harkon në shtyllën e dytë ku Adepojo, çuditërisht i harruar i vetëm, e ka të thjeshtë të mposhtë Harizajn. (VIDEO)

85’ Tjetër gjuajtje nga e majta e Markut, Harizaj përsëri kontrollon në dy kohë.

84’ I sapofuturi Marku provon me një goditje ballore tokazi, që nuk kalon Harizajn.

83’ Sulovari dhe Ofori i lënë vendin në fushë Adepojo dhe P. Markut në radhët e Bylisit.

82’ Sefa dhe Ruzgis hyjnë në fushë në vend të Barjamajt dhe Adeloje.

77’ Sanogo dhe Ualison marrin vendin e Kamara dhe Olavio në radhët e Bylisit.

76’ Harizaj bën mrekullinë e dyfishtë ndaj Olavio e më pas Abdulahi të cilët nuk arrijnë të kalojnë gardianin e vorakëve. (VIDEO)

75’ Zbritje e shpejtë e vorakëve me Adeloje i cili pason për Kasallën, gjuajtja e të cilit shkon larg portës së vendasve. (VIDEO)

72’ Torraj provon me një të djathtë që është qendrore e nuk vë në vështirësi Ozols.

72’ Kashari merr vendin e Fazlagiç në radhët e Vorës.

71’ Sulovari sheh Abdullahi të vetëm në të majtën në një kundërsulm dhe pason te shoku i skuadrës, i cili gabon plotësisht kthimin e topit përsëri në qendër.

66’ Ofori ndëshkohet me karton të verdhë.

66’ Abdullahi nga e majta gjuan por gjen përgjigjen e Harizajt. (VIDEO)

65’ Kamara tenton nga e djathta, sfera nuk gjen portën e miqve.

62’ Sulovari gjuan nga një pozicion qendror nga jashtë zonës, Harizaj mbërthen sferën.

60’ Prenga dhe Torraj marrin vendin e Dakës dhe Luis Felipe në radhët e Vorës.

58’ Stoilov tenton nga jashtë zonës në ecje e sipër, Harizaj pret në pozicion.

58’ Pedro i lë vendin në fushë Rabiu në radhët e Bylisit.

57’ Kasalla provon nga distanca, Ozols kontrollon pa shumë probleme.

53’ Një top nga e djathta gjen Pedron në shtyllën e dytë, gjuajtja e këtij të fundit me kokë përplaset në tokë e shkon lehtësisht në duart e Harizajt.

47’ Kasalla niset me shpejtësi në qendër, Përndreca heq topin me një ndërhyrje vendimtare. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime nga trajnerët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

44’-45’+1′ Pedro sulmon nga e majta, harkon në shtyllën e dytë ku Olavio shtyn topin në rrjetë. Ballshiotët festojnë por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje, ndërsa kërkohet ndërhyrja e VAR-it i cili konfirmon vendimin e fushës. (VIDEO) (VIDEO)

bandicam 2026-03-08 16-04-22-545

39’ Top i gjatë perfekt për Dakën i cili hyn në zonë, por është Radu i cili me një ndërhyrje vendimtare i heq sferën nga këmbët para se të gjuajë. (VIDEO)

31’ Shumë pak tentativa drejt portës, skuadrat janë të kujdesshme më shumë të prishin aksionet e kundërshtarëve.

24′ Vorakët kanë një mundësi të mirë për gol, por nuk arrijnë ta shënjestrojnë si duhet rrjetën. (VIDEO)

22′ Ndërhyrje e gabuar nga Geci kundër Oforit, arbitri i nxjerr të verdhin.

15′ Minuta të qeta nga skuadrat në Ballsh.

1′ Nis sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Ozols, Negru, Kane, Dos Santos, Përndreca, Ofori, Kamara, Dimov, Sulovari, Do Karmo, Stoilov

Trajner: Mirel Josa

VORA: Harizaj, Repaj, Da Silva, Kasalla, Bardhi, Adeloje, Fazlagiç, Daka, Vinicius, Barjamaj, Geci

Trajner: Arjan Bellaj

PANORAMASPORT.AL