VIDEO/ Lojtari i Kombëtares U-19 i shënon Lacios, goli i tij vendos pjesën e parë në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2025 | 12:15

VIDEO/ Lojtari i Kombëtares U-19 i shënon Lacios, goli i tij vendos pjesën e parë në Itali

Denis Prendi ka shënuar për Kremonese U-20 në sfidën e vlefshme për Primavera. Goli i tij erdhi kundër skuadrës U-20 të Lacios, ndërsa ishte dhe i vetmi në pjesën e parë.

Screenshot 2025-01-18 121201

Ishte minuta e 32-të e pjesës së parë, kur Prendi shfrytëzoi krosimin nga këndorja. Goditja e tij me kokë shtangu portierin, që nuk pati asnjë reagim.

Mbrojtësi i Kombëtares U-19 e kishte golin e parë gjatë këtij sezoni në Itali.

Goli i Denis Prendit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL