VIDEO/ Kaloi e para në avantazh në minutën e 5-të, Shqipëria U19 shpërbëhet në miqësoren me Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2025 | 20:04

VIDEO/ Kaloi e para në avantazh në minutën e 5-të, Shqipëria U19 shpërbëhet në miqësoren me Italinë

Shqipëria U19 është mundur sot 4-1 në miqësoren e parë ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë, me të cilët do të ndeshet përsëri pas të enjten në Novara.

bandicam 2025-08-05 19-52-33-009

Kuqezinjtë e drejtuar nga Juljan Ahmataj, e nisën ndeshjen me një gol të shpejtë pasi gjetën rrjetën që në minutën e 5-të të sfidës me B. Krasniqin me gjuajtjen e parë në portë. Por brenda pak minutash situata ndryshoi plotësisht, pasi me dy goditje këndi radhazi, Pelini dhe Mafesoni përmbysën rezultatin për vendasit kur regjistrohej minuta e 14.

Artesani çoi shifrat në 3-1 në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e të dytës Moskoni thelloi rezultatin për Italinë që dominoi plotësisht ndeshjen duke i dhënë rrallëherë mundësinë kuqezinjve të dilnin para në kërkim të një tjetër goli. Kësisoj, sfida u mbyll me fitoren 4-1 të Italisë, ndërsa pritet të shihet se si do të paraqiten kuqezinjtë pas dy ditësh në takimin e radhës mes ekipeve.

Goli i Krasniqit (VIDEO)

Goli i Pelini (VIDEO)

Goli i Mafesoli (VIDEO)

Goli i Artesani (VIDEO)

Goli i Moskoni (VIDEO)

Shqipëria U19: Taho; Shpuza, Avdullari, Sina, Gecaj, Gashi; B. Krasniqi (77’ Lataj), Huqi, L. Krasniqi (55’ Dashi); Arifi; Malaj (65’ Hoxha).

PANORAMASPORT.AL