VIDEO/ “I pangopuri” Duplantis fluturon përsëri, thyen rekordin botëror për herën e 14-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2025 | 17:29

VIDEO/ “I pangopuri” Duplantis fluturon përsëri, thyen rekordin botëror për herën e 14-të

Armand Duplantis vazhdon të shkëlqejë në atletikë dhe sot ka thyer për herën e 14-të në karrierë rekordin botëror të kërcimit me shkop, ku nuk ka rivale e për më tepër, nuk dihet se ku është limiti i tij.

dsfdsdsffdssfd

Suedezi 25-vjeçar, në Botërorin e Atletikës në Tokio, e bëri rekordin e radhës të dukej shumë i lehtë për t’u arritur. E nisi me 5,55 për të vazhduar me 5,85; 5,95; 6,00; 6,10; dhe 6,15. Në atë moment, kishte mbaruar punën me konkurrencën dhe kishte bërë nxemjen për rekordin e radhës, duke vendosur tashmë pengesën në 6,30.

dsffsdfdsfdssfddfs

Dy tentativa radhazi të dështuara, por “Mondo” bëri me shenjë me duar nga turma që po e ndiqte me ankth që të bëheshin gati. Dhe te e treta fluturimi mbi pengesë ishte perfekt, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut për rekordin e radhës botëror të thyer nga suedezi., Ky ishte i 14-ti, pasi e kishte filluar me atë 5,17 në vitin 2020. Që atëherë, çdo rekord i thyer ka qenë një centimetër më shumë se i mëparshmi, dhe askush nuk e di se ku do të ndalet suedezi fluturues.

PANORAMASPORT.AL