Postuar: Nëntor 2, 2025 | 13:49
VIDEO/ I harruar te moshat e Shqipërisë, sulmuesi asiston golin model kundër Milanit U-20
Flavio Sulejmani ka asistuar sot për Lacion U-20, që barazoi 1 me 1 ndaj Milanit U-20. Sulmuesi shqiptar e ka asistin e tretë në Primavera ku ka shënuar edhe dy gola në këtë edicion.

Sulejmani ftohej rregullisht te Shqipëria deri vitin e kaluar. Këtë vit ndërkohë nuk është parë me moshat e Shqipërisë.
Debutimi i tij te Kombëtarja U-21 erdhi në vitin 2022, ndërsa ka luajtur rregullisht më parë tek ekipi U-19. Sulejmani ka kontratë me Lacion U-20 deri në fundin e këtij sezoni.
Asisti i Flavio Sulejmanit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













