VIDEO/ Gout Gout mahnit botën, sprintieri 18-vjeçar thyen rekordin e Usain Bolt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2026 | 15:11

VIDEO/ Gout Gout mahnit botën, sprintieri 18-vjeçar thyen rekordin e Usain Bolt

Ai është sprinteri më i përfolur i momentit… me gjithë respektin për kampionët olimpikë dhe botërorë. Gout Gout vazhdon të thyejë rekorde në moshë shumë të re.

fsdsdfsdfdsffds

Ai bie në sy jo vetëm për karizmën në pistë, por edhe për trupin e tij të gjatë, hapat e gjata dhe stilin e vrapimit që kujton Usain Bolt, rekordmenin botëror me të cilin krahasohet vazhdimisht. Atleti australian, emri i të cilit “Gout” vjen nga një gabim drejtshkrimor në arabisht nga autoritetet sudaneze (emri origjinal ishte “Guot”), është djali i Bona dhe Monikës, të cilët u larguan nga Sudani drejt Egjiptit përpara lindjes së tij në Queensland.

Ai triumfoi në finalen e 200 metrave në Kampionatin Kombëtar Australian me kohën 19.67, duke vendosur një rekord të ri botëror për moshat nën 20 vjeç. Kështu ai përmirësoi me dy të qindtat rezultatin 19.69 të vendosur në vitin 2022 nga Erriyon Knighton.

Progresi i tij është i jashtëzakonshëm. Në vitin 2025 ai vraponte 200 metrat për 20.02 sekonda, ndërsa brenda një sezoni e ka ulur kohën në 19.67. “Kjo është një kohë spektakolare”, thekson Angel David Rodriguez, ish-rekordmen kombëtar i Spanjës. “Është një atlet i veçantë dhe nuk është më ai fëmija që dukej dy vite më parë. Tani duket më i fortë. Rekordin e ka arritur, tani mbetet të shihet nëse mund ta përsërisë gjatë këtij viti”.

Gara ishte e jashtëzakonshme, pasi gjashtë atletë të tjerë, përveç Gout Gout, përmirësuan rekordet e tyre personale. “Ishte një pasdite magjike për sprintierët, me kushte ideale”, shprehet Rodriguez, i njohur si “El Pajaro”. Në analizën teknike, trajneri dhe ish-drejtori teknik Ramon Cid thekson se “faza e tij në shpejtësi maksimale është e jashtëzakonshme. Me moshën që ka, kur të përmirësojë më shumë forcën, do të përmirësojë edhe nisjen”.

Me një kontratë profesioniste tashmë në xhep (firmosi me Adidas në tetor 2024), sprinteri pranon se është përqendruar plotësisht në atletikë pasi përfundoi studimet bazë. Pasi zbriti nën 20 sekonda në 200 metra, ai deklaroi: “Ndjej sikur kam hequr një barrë të madhe, sepse e di që kam vrapuar në mënyrë të rregullt dhe kam shpejtësinë për këto kohë. Ndihem shkëlqyeshëm. Jam gati për më shumë”.

NJË E ARDHME PREMTUESE – Gout Gout është një nga ata atletë që tërheqin vëmendjen sa herë garojnë. “Ka karizëm”, analizon Cid. “Është një fenomen i shpejtësisë, vrapon lehtë dhe ka një strukturë trupore të lehtë që bie në sy. Mund të thuhet se ka lindur për të vrapuar”. Sipas Angel David Rodriguez, ai “me shumë gjasë do të jetë në finalen olimpike të Los Anxhelosit. Para kësaj, duhet parë si do të evoluojë, por pritet të fitojë gara në Ligën e Diamantit dhe të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes. Është e qartë që atletika po dominohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë, nuk pritet më deri në moshën 25-vjeçare për të arritur nivelin maksimal”.

Megjithatë, duke qenë vetëm 18 vjeç, zhvillimi i tij do të varet nga shumë faktorë. “Talenti i tij është i jashtëzakonshëm, kjo është e padiskutueshme. Por me atletë të tillë duhet kujdes: duhet një ambient i mirë, stabilitet mendor dhe mbi të gjitha të shmangen dëmtimet”, përfundon Ramon Cid.

PANORAMASPORT.AL