VIDEO/ Goli i 6 i sezonit vjen me një goditje të pakapshme, ish-kapiteni i Partizanit vulos mbijetesën e skuadrës së tij
Jurgen Bardhi po e mbyll këtë sezon në radhët e Umraniespor në kategorinë e dytë turke, si një protagonist i vërtetë i kësaj skuadre e cila siguroi që sot mbijetesën me një fitore në fushën e Adana Demirspor.

Ish-kapiteni i Partizanit, e nisi ndeshjen ndaj skuadrës që mban vendin e fundit në renditje nga stoli, por u aktivizua në pjesën e dytë duke parë se ekipi po vuante dhe ishte i ndalur në barazim. Bardhi ishte protagonist në aksionet sulmuese dhe në shtesën e takimit shënoi me një goditje të pakapshme golin e rezultatit përfundimtar 3-1.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i 6 i këtij sezoni për Bardhin, i cili kësisoj përmirësoi statistikën e tij personale më të mirë sezonale, atë të 5 golave që e kishte arritur 2 herë më parë pikërisht me fanellën e Partizanit.
PANORAMASPORT.AL













