Postuar: Gusht 22, 2025 | 22:37
VIDEO/ Gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq në minutën e 23-të, shikoni çfarë bën trajneri Edi Martini
Një moment aspak normal u regjistrua në minutën e 23-të, të duelit mes Vllaznisë dhe Egnatias, teksa trajneri shkodran Edi Martini, u përjashtuar me karton të kuq, për protesta ndaj gjyqtarit kryesor Maletaj, i cili fillimisht i drejtoi kartonin e verdhë dhe më pas kartonin e kuq.

Pas përjashtimit me karton të kuq, Martini, nuk preferoi të akomodohej në tribunën qëndrore, teksa zgjodhi të bënte një ecje për disa momente, duke shkuar te tribuna karshi. Që prej atje tekniku shkodran, përpiqet të udhëzojë lojtarët e tij, teksa nuk mungojnë ngacmimet e tifozëve të cilët herë pas herë i kërkojnë edhe foto. Një moment tepër special që nuk ishte hasur më parë. Për më tepër shikoni pamjet:
PANORAMASPORT.AL













