VIDEO/ Fitore me zemër në dorë mes tensionit! Vllaznia mund Dinamon dhe shkon në finalen e titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 23:59

VIDEO/ Fitore me zemër në dorë mes tensionit! Vllaznia mund Dinamon dhe shkon në finalen e titullit

Vllaznia është finalistja e parë e “Final Four” ku do të diskutojë titullin kampion. Një finale që kuqeblutë e kanë siguruar pas një ndeshje me shumë drithërima, të fituar me shifrat 2-1 ndaj Dinamos.

bandicam 2025-05-04 22-04-07-872

Pjesa e parë ishte me ritëm të çmendur nga të dy skuadrat, teksa kishte raste, por edhe momente të diskutueshme, me gjyqtarin Hamiti që tregoi tre herë nga pika e bardhë e penalltisë, por duke anuluar më pas vendimin që kishte dhënë për Dinamon. Në dy rastet e kuqebluve, Balaj nuk gaboi, duke i dhënë një avantazh të dyfishtë skuadrës së tij.

Pjesa e dytë kishte në fushë praktikisht vetëm Dinamon, me Vllazninë që vetëm mbrohej. Goli i shënuar nga Mandela i dha zemër bluve të cilët provuan në çdo mënyrë të shënonin, por ishin të pasaktë para Jukajt.

Kështu, në fund, ishte Vllaznia që festoi me fitoren 2-1 që e çon në “Final Four”, teksa Dinamo në këtë sezon duhet të kënaqet me Kupën e fituar pak ditë më parë dhe kthimin pas shumë vitesh në Europë.

VLLAZNIA 2-1 DINAMO
29′ (p), 36′ (p) Balaj / 51′ Mandela

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.

90’+8’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+7’ Dodaj niset drejt portës, Rufati devijon sferën në këndore. (VIDEO)

90’+6’ Edhe Dodaj përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

90’+5’ Zabërgja ndëshkohet me të verdhë pas ironisë ndaj gjyqtarit Hamiti.

90’+4’ Bajrami ndëshkohet me të verdhë.

90’+2’ Zabërgja hyn në zonë dhe rrëzohet, gjyqtari lë lojën të vazhdojë mes protestave të bluve.  (VIDEO)

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Një tjetër harkim nga e djathta gjen Mandela në zonë, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

85’ Pas një harkimi në zonë, Mandela përplaset me Jukajn dhe gjyqtari vërshëllen faull në favor të portierit, duke ndëshkuar me karton të verdhë sulmuesin e Dinamos. (VIDEO)

82’ Jonuzi merr vendin e Vilës në radhët e Dinamos.

82’ Aliji ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndalese të lojës nga Hamiti.

81’ Sala ndëshkohet me karton të verdhë.

79’ Zabërgja harkon në zonë nga e djathta, Jukaj kontrollon sferën. (VIDEO)

76’ Bajrami merr vendin e Qatos në radhët e Vllaznisë.

75’ Qato ka mundësinë të mbyllë ndeshjen teksa shfaqet i vetëm para Teqjes, por gabon plotësisht gjuajtjen e tij. (VIDEO)

71’ Zabërgja provon nga jashtë zonës, Jukaj grushton por lë topin në zonë te Mandela i cili gjuan por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

70’ Maliqi, Rufati dhe Bregu hyjnë në fushë në vend të Nani, Lorran dhe Hoxhës në radhë e Dinamos.

69’ Aliji pason në qendër, sfera mbetet në këmbët e Mandelës para portës, por sulmuesi nuk ia del të gjuajë. (VIDEO)

64’ Meksi i lë vendin në fushë Ditës në radhët e Dinamos.

63’ Dodaj merr vendin e Grudës në radhët e Vllaznisë.

62’ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas një fualli në mesfushë ndaj Karamba.

62’ Tjetër harkim në zonë i Zabërgjës nga e djathta, Nani me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

60’ Driblim spektakolar i Zabërgjës në të djathtën, Repaj e ndalon me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

57’ Dinamo ka marrë kontrollin e plotë të lojës dhe po qarkullon topin, për të gjetur një hapësirë për të rrezikuar portën e Vllaznisë.

53’ Karton i verdhë për Balajn pas një përplasje me Meksin.

51’ GOOOL DINAMO! Vila nis Mandelën në zonë dhe sulmuesi i vetëm para Jukajt nuk gabon. Protesta të shkodranëve pasi në ato momente kishte një top tjetër në zonë. (VIDEO)

46’ Zabërgja driblon këdo që del para, shfaqet para Jukajt por çon sferën jashtë pas një devijimi të portierit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje të tjera në radhët e dy ekipeve.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Vllaznisë.

45’+6’ Gruda rrëzohet pas një kontakti me Hoxhën, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë për simulim.

45’+4’ Vllaznia niset në kundërsulm, Nani detyrohet të ndalë Malën me një faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

45’+2’ Gjuajtje e Mandelas, mbrojtja devijon në këndore.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

45’ Repaj prek topin me dorë në zonë, Hamiti pret udhëzimin nga VAR-i e më pas vazhdon lojën. (VIDEO)

44’ Momente tensioni mes Gurishtës dhe Vilës, gjyqtari këshillon të dy lojtarët pa u treguar kartonin e verdhë. (VIDEO)

43’ Gjuajtje e fortë e Vilës, Jukaj kontrollon në pozicion. (VIDEO)

41’ Deliu del i dëmtuar nga fusha e lojës, Sala merr vendin e tij në radhët e Vllaznisë.

36’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti! (VIDEO)

35’ Tjetër penallti për Vllazninë! Këtë herë është Meksi me dorën e hapur në zonë. Hamiti heziton, por pasi sheh pamjet me VAR bën shenjë nga pika e bardhë! (VIDEO)

34’ Karamba provon nga distanca, gjuajtja e tij kalon mbi traversën e portës së Jukajt.

29’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti. (VIDEO)

28’ Pas një goditje këndi, Mandela prek sferën me dorë në zonë e bluve. Hamiti nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë për penallti. (VIDEO)

27’ Kundërsulm i shpejtë i kuqebluve, Gruda shfaqet para Teqjes por gjuajtja e tij devijohet nga Meksi i cili çon sferën jashtë. (VIDEO)

25’ Pas një harkimi në zonë, ka përsëri panik para Teqjes i cili kontrollon në vështirësi në dy kohë sferën.

22’ Predhë e fortë e Qatos në kufijtë e zonës, Teqja shmang golin me një grushtim. (VIDEO)

21’ Balaj tenton portën brenda zonës, gjuajtja e tij ndalet nga Teqja.

17’-19’ Pas një largimi të topit nga zona, Lorran gjuan me forcë dhe sfera devijohet në krah nga Qato. Hamiti bën shenjë menjëherë nga pika e bardhë. Por ai ftohet nga VAR të rishikojë pamjet dhe i mjaftojnë pak sekonda për të anuluar penalltinë që sapo kishte dhënë për Dinamon. (VIDEO)

13’ Jago shfaqet në anën tjetër, me një harkim në zonë që shkon në shtyllën e dytë te Mala, gjuajtja e të cilit fluturimthi ishte shumë e gabuar.

12’ Dinamo tenton të futet në zonë nga e majta, Gurishta bllokon depërtimi e Lorran.

7’ Vllaznia me fat, pasi Dinamo drithëron me rastin e parë të artë. Goditja e Mandelës përfundon jashtë. (VIDEO)

6’ Vllaznia del bukur në krahun e majtë. Gruda fton Jagon, krosimi i të cilit nuk arrihet. (VIDEO)

2′ Vllaznia e nis në sulm duke fituar goditje këndi. Mbrojtja dinamovite largon rrezikun pas harkimit të ulët.

1′ Nis ndeshja në “Arena Kombëtare”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Repaj, Stojanoviç, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Qata, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Thomas Brdariç

DINAMO: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Karamba, Qefalija, Zabërgja, Vila, Nani, Mandela.

Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL