Postuar: Maj 23, 2026 | 21:27
VIDEO/ Festë me “aromë” titulli për Egnatian, lojtarët e Vllaznisë shpërthejnë në lot! Kuros përfundon me ambulancë në spital
Një festë legjitime me “aromë” titulli kampion, shpërtheu tek Egnatia, në momentin që gjyqtari Enea Jorgji, sinjalizoi fundin e duelin ndaj Vllaznisë, ku skuadra e Nevil Dedes triumfoi me rezultatin 1 me 2.

Lojtarët dhe stafi i kampionëve në fuqi vrapuan të gjithë së bashku duke festuar në tribunën ku ishin të vendosur tifozët rrogozhinas, ndërkohë që lojtarët e Vllaznisë të trishtuar në maksimum u shtrinë në tokë, ku nuk munguan as lotët.
Për sa i përket dëmtimit të mbrojtësit Kuros, ai u detyrua të largohej nga fusha me ambulancë, në fundin e sfidës.
PANORAMASPORT.AL













