VIDEO/ Episodi që tërboi Dinamon, ja cili ishte momenti ku blutë pretenduan me forcë për penallti ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 22:52

VIDEO/ Episodi që tërboi Dinamon, ja cili ishte momenti ku blutë pretenduan me forcë për penallti ndaj Vllaznisë

Klubi i Dinamos ka qenë tejet i pakënaqur me drejtimin e ndeshjes nga gjyqtari Eldorjan Hamiti në sfidën ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final Four”. Jo vetëm sepse ai anuloi një penallti ndaj kësaj skuadre në pjesën e parë, por se sipas tyre nuk dha të paktën një tjetër para pushimit të ndeshjes.

sdfsdfdsfsdfsdfsdf

Si drejtori Barushi, ashtu edhe trajneri Daja, iu referuan në intervistat pas sfidës momentit të minutës së fundit të pjesës së parë. Pas një harkimi në zonë, Repaj prek topin me dorën e zgjatur, ndërsa gjyqtari la lojën të vazhdonte. Më pas ai dëgjoi udhëzimet në kufje nga VAR, por nuk shkoi ta shihte vetë atë episod para monitorit.

SHIH VIDEON

Në fund, Hamiti dhe Xhaja në VAR e panë të arsyeshme që prekja e Repajt nuk përbënte shkelje dhe nuk sanksionuan penallti për atë episod, i cili tensionoi jo pak blutë të cilët e përmendën vazhdimisht pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL